Myslimanët në Prishtinë nuk i zë xhamia të falin “namaz të natës”

Në Prishtinë, përkushtimi ndaj Zotit nuk po mungon. Myslimanët nuk po i zë xhamia as natën. Madje shumë prej tyre lutjet i bëjnë edhe nën qiell të hapur, raporton Klan Kosova.

Meqenëse numri i besimtarëve është i madh, shumë prej tyre mbesin jashtë.

Me këtë namaz, myslimanët po synojnë të arrijnë atë që njihet si “Nata e Kadrit”.

“Jemi të përkushtuar që këtë ditë ta takojmë. Inshallah na ndodhë”, thotë një besimtar.

Ndërkaq, imami i xhamisë së madhe, shpjegon rëndësinë që ka falja e namazit të natës.

Numri i madh i besimtarëve, nuk është vetëm në kohë të vonshme. Xhamia e madhe, mbushet edhe kur vie koha e mëngjesit, apo siç njihet “namazi i sabahut”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. All-llahu Ekbar feja Islame dita dites sa vjen e shtohet Mashallah ^_^. Ju lumte vëllezër myslimanë.

Back to top button