Gazë – Arrin në 425 numri i viktimave

Numri i civilëve që kanë humbur jetën në operacionet e Izraelit në Gazë ka arritur në 425, kurse i të plagosurve llogaritet mbi 3000.

Izraeli vazhdon të godasë Gazën. Është rritur në 425 numri i personave, në mesin e të cilëve ka një numër të madh femrash dhe fëmijë, që kanë humbur jetën në sulmet që Izraeli po realizon kundër Gazës.

Kurse numri i të plagosurve i ka kaluar të 3000 mijë vetët.

Sipas komunikatës së lëshuar nga grupet palestineze të rezistencës në Gazë janë vrarë 20 ushtarë izraelitë.

Hahmut Zahhar, një prej drejtuesve të Hamasit, tha se duhet ngritur një komision hetimor për masakrën në lagjen Shuxhaije, në lindje të Gazës, lagje të cilën Izraeli e ka bombarduar nga ajri dhe toka.

Në Shuxhaije kanë humbur jetën më shumë se 60 civilë, në mesin e të cilëve ka edhe gra e fëmijë, ndërsa janë plagosur mbi 400 të tjerë.

Egjipti nuk ka lejuar të kalojnë nga pika e Kalimit Kufitar Tokësor “Refah”, një ekip doktorësh, që donin të hynin në Gazë. Kurse Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit ka refuzuar kushtet e Hamasit për armëpushim dhe e akuzon lëvizjen palestineze (Hamasin) për turbullim të situatës.

Izraeli, i cili më parë i kishte kërcënuar gazetarët për mos-përhapje të masakrave, këtë herë mori në shënjestër gazetarin Halid Hamd, edhe pse në trup kishte të veshur një jelek çeliku dhe me mbishkrimin “PRESS” (shtypi). Në këtë sulm të ushtrisë izraelite gazetari humbi jetën.

Në 7 korrik Izraeli kishte filluar sulmet ajrore kundër Gazës, të cilën për vite me radhë e mban të izoluar nga bota nën emrin “Vija Mbrojtëse”, kurse të enjten në mbrëmje ka filluar një operacion të gjerë tokësor kundër enklavës palestineze./ TRTshqip/

Lajme të ngjashme

Back to top button