Nëndega e PDSH në Llacë, mohon se i është bashkangjitur Ziadin Selës

Nëndega e PDSH-së, në fshatin Llacë, ka demantuar se kjo nëndegë i  bashkëngjitet nismës së Ziadin Selës. Në një komunikatë të nënshkruar nga kryetari I nëndegës së kësaj partie Xhezair Xhezairi, thuhet:

“Zhgënjimi i Ziadin Selës që për tradhtinë e vetë që bëri, para dhe pas zgjedhjeve është aq i madh sa që shpik përkrahës vend e pa vend dhe ën këtë rast edhe në nëndegën e fshatit tonë në Llacë. Një person nëpërmjet nënshkrimeve të anëtarëve të  familjarëve të vet, I paraqet si nënshkrime të anëtarëve të nëndegës së PDSH-së në fshatin Llacë”.

Më tej në komunikatë thuhet se, “Ziadin Sela duhet ta ketë të qartë se nëndega e PDSH-së, në fshatin Llacë nuk mund t’i shërbejë atij dhe nuk mund ët jetë alibi as për tradhtinë e tij. Sela i ka shokët e vetë në krahë që I pamë si Ismet Ramadani, Mersel Bilalli e të tjerë”.

Demant - Nendega Llace (Custom)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button