Teoritë konspirative : A ishte ai që rrëzoi MH17, dikush që po përpiqej të vriste Vladimir Putin?

Ndërkohë që bota vazhdon të kërkojë përgjigjet mbi arsyet e rrëzimit të fluturimit MH17, interneti është mbushur plot me teori konspiracioni gjatë së premtes.
LEXO: Pamje ekskluzive nga momenti kur eksplodon aeroplani “Malaysia Airlines” MH17 (VIDEO)

Web-i ka qenë prej një kohe të gjatë një strehë për numerologjistët dhe të “çmendurit” pas konspiracioneve, të cilët sheshin teoritë e tyre analizuese të ngjarjeve që kanë shokuar botën.

Dita e sotme nuk ishte ndryshe nga ditët e tjera pas ngjarjeve të mëdha, teksa faqet e internetit anembanë botës përpiqeshin të hipotezonin mbi atë se çfarë mund të ketë ndodhur ndaj avionit të pasagjerëve të “Malaysia Airline”.

A ishte ai që rrëzoi MH17, dikush që po përpiqej të vriste Vladimir Putin?

“Russia Today” ngriti disa spekulime natën e kaluar, pas publikimit të një raporti, që pretendonte se fluturimi i rrëzuar po ndiqte thuajse të njëjtin kurs me avionin presidencial të Putin-it, i cili kishte kaluar andej rreth 40 minuta më vonë.

Raporti citonte një burim të agjencisë së lajmeve “Interfax”, i cili thoshte: “Mund të them se avioni i Putin dhe Boeing-u malajzian janë shkëmbyer në të njëjtën pikë dhe në të njëjtin nivel komande. Kjo pikë ishte pranë Varshavës në lartësinë e 10100 metrave. Avioni presidencial ishte atje në orën 16:21 me orën ruse, ndërsa avioni malajzian në orën 15:44”.

Në raport vazhdohet të theksohet se avioni presidencial i Putin kishte të njëjtat shenja të kuqe e blu, me ato të vizatuara në avionin e “Malaysian Airlines”. 10 minuta pas raportit, Tëitter-i u pushtua nga pretendimet se raketa e hedhur ndaj këtij avioni mund të kishte qenë një përpjekje e dështuar për vrasjen e presidentit rus.

Madje, disa prej tyre e interpretuan atë, sikur të kishte qenë presidenti amerikan Barack Obama, që kishte urdhëruar CIA-n të ndërmerrte sulmin e akuzuar. Disa të tjerë fajësonin dinastinë bankare të familjes Risthchild, kurse të tjerë e lidhnin këtë ngjarje me punën okulte dhe sekrete të shoqërisë “Illuminati”.

Masterplani i Illuminat-ëve për të nxitur luftën e tretë botërore dukej të ishte i lidhur me numrin 7.

Fluturimi i “Malaysia Airlines” MH17, ishte një Boeing 777 dhe fluturimin e tij të parë e kishte kryer më 17 Korrik 1997, 17 vite më parë, thonë shumë teoricienë. Korriku është muaji i 7 i vitit, madje edhe po të mbledhësh numrat 2+0+1+4, rezultati del sërish 7. E megjithatë, gjithçka mbetet në nivelin e teorive, për sa kohë që gjërat nuk vërtetohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button