MPB, do të vërtetojë nëse dhuna ka qenë e urdhëruar në protesta

Ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska ka premtuar se së shpejti do të vërtetohen dyshimet nëse protestuesit e dhunshëm kanë vepruar në bazë të ndonjë urdhri.

Ajo ka thënë se do të shpjegohet gjithashtu nësë dhuna është nxitur nga disa media në gjuhën shqipe.

Në një intervistë për revistën “Republika”, Janullovksa ka thënë se policia ka vepruar profesionalisht edhe pse ka pasur akuza në media se ka qenë më e botë ndaj protestuasve në protestat në “Gjorqe Petrov” sesa ndaj protestueve shqiptarë gjatë protestave kundër procesit gjyqësor “Monstra”.

E njohur për deklaratën e saj për përfshirjen e “terroristëve islamikë” në vrasjen e pesfishtë në liqenin Smilkovc, ministrja Jankullovska edhe në këtë intervistë ka folur për rreziqet që vijnë nga grupet terroriste.

Ajo ka thënë së Maqedonia është pjesë koalicionit kundër terrorizmit. “Bashkëpunojmë me partnerët tanë dhe i ndajmë të gjitha rreziqet që na kanosen gjatë bashkëveprimit tonë. Praktikisht, nuk ka vend në Evropë që nuk ka qenë në shënjestër të terroristëve. Duke filluar që nga Britania, Spanja, Franca, deri në Rusi. Nuk ka njeri që nuk ka parë fytyrën e rrezikshme të terrorizmit”.

Jankullovska ka deklaruar se me terrorizmin ka pasur përvojë edhe Maqedonia. “Aksionet ‘Stuhia Malore’ (Brodeci) dhe ‘Monstra’ u ndërmorën pikërisht për të zbuluar dhe sanksionuar persona të dyshuar për terrorizëm”.

Lajme të ngjashme

Back to top button