Shkupi sot sërisht në protesta për ‘Monstrën’

Kryesuesi i Këshillit Organizativ koordinues,  Bedri Ajdari  i fton të gjithë qytetarët, qofshin ata mjekë apo akademikë, mësues apo student, publicist apo nëpunës që tu bashkëngjiten protestave me qëllim që të arrihet qëllimi final, të lirohen të dënuarit me burg të përjetshëm, pasi ata nuk kanë lidhje me veprën.

“Të nderuar qytetarët shqiptarë nga Shkupi dhe Maqedonia Ju informojmë që Këshilli Organizativ për rastin “Monstra”  do të vazhdojë me protestat paqësore deri në lirimin e të gjithë të arestuarve nga procesi i montuar politik “Monstra”.

Në emër të familjarëve, përzemërsisht i falenderojmë të gjithë shqiptarët nga Maqedonia dhe diaspora, të cilën nuk nguruan që të ndajnë dhimbjen tonë duke dalur në protesta gjithëpopullore.

Zoti i Gjithëmëshirshëm ua ktheftë me të mirat e Tij. Protesta e radhës “MARSHI I LIRISË “do të realizohet më datë 18.08.2014 (e premte) me fillim nga ora 13.45, në ç’rast do të nisemi nga pllatoja para “Çairçanjes” dhe do të vazhdojmë deri të Gjyqi Themelor “Shkupi  1”.

I ftojmë të gjithë shqiptarët që të na bashkangjiten në protestën  paqësore, dhe me pjekuri të lartë të dëshmojmë se jemi kundër dhunës dhe se  jemi popull paqëdashës dhe liridashës”, thuhet në Komunikatën e Këshillit organizativ të protestave.

Lajme të ngjashme

Back to top button