Kosi i mirë për shtatzënat

Regjimi ushqimor është i rëndësishëm gjatë një shtatzënie. Janë të shumta ushqimet që nuk këshillohen për t’u ngrënë gjatë saj, ashtu siç studime të tjera rekomandojnë ngrënien e ushqimeve specifike.
Ndër ushqimet që luan rol të rëndëishëm për t’u konsumuar gjatë shtatzënisë është kosi, i cili nuk rrezikon kilet e tepërta tek nëna dhe nuk prek as shëndetin e fetusit.

Kjo pasi kosi është i pasur me kalcium, element shumë i rëndësishëm për forcimin e kockës së nënës dhe të fetusit si dhe ka një sasi të madhe proteinash, vitaminë K dhe vitaminë B, të cilat luajnë rol të rëndësishëm për forcimin e sistemit imunitar si të nënës edhe të bebes.

Gjithashtu kosi përmban fosfor, magnez dhe potas, si dhe është një element dietik për nënët e reja, pasi i pengon për të marrë kile të tepërta.

Këshillohet që femrat shtatzënë ta konsumojnë çdo ditë atë, madje edhe pasi të kenë lindur fëmijën.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button