Mjekët e Ferizajt: Mjaft na rrahët!

Një rast i pazakontë ka ndodhur dje në spitalin e Ferizajt. Pacienti me inicialet A. H. rreth 40 vjeç, ka sulmuar fizikisht ortopedin Halil Gërbeshi, me arsyetimin se ai nuk po e trajtonte atë.

Kjo ngjarje ka bërë që të mërkurën të protestojnë punëtorët e Spitalit, duke thënë se sulmi ndaj tyre është sulm ndaj çdo jete që shpëton mjeku.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Gëzim Bajrami, ka thënë se mjeku është sulmuar derisa po mjekonte një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në departamentin e emergjencës në spitalin e Ferizajt, ndërsa në protestën e tyre të heshtur, doktorët shprehen të brengosur.

“Qytetarët duhet të vetëdijesohen se kur vijnë në emergjencë duhet pritur radhën”, tha Bajrami.

Mësohet se për sulmin, drejtoria e spitalit ka lajmëruar edhe policinë, e cila ka ardhur dhe i ka marrë të dy palët. Ka informacione se Policia e ka lëshuar sulmuesin pas procedurave që ka pasur dhe se tashmë i ka mbetur gjyqit që të merret me këtë çështje.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Ferizaj, togeri Agim Gashi. /KP

Lajme të ngjashme

Back to top button