Ahmeti i sugjeron Gruevskit ta zgjidh emrin mos merret me letra

Lideri i BDI-së Ahmeti i ka sugjeruar sot partnerit të koalicionit qeveritar, kryeministrit Gruevski që iniciativën e tij me letrën e dërguar Samarasit ta shndërrojë në realitet dhe mos të mbetet vetëm letër, transmeton Alsat-M. Ahmeti tha se ka ardhur momenti i duhur që të fillojë dialogu për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ai madje tha se nëse ja duam të mirën shtetit, atëherë duhet të arrihet kompromisi për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Këto janë gjëra serioze dhe në brendi të vetë letrës unë shoh seriozitet mirëpo shpresojë që të mos mbetet vetëm në letër dhe si vullnet i mirë por të ulemi në tavolinë, të fillojë dialogu dhe të kërkohet zgjidhje. Aty ku ka dialog ka edhe kompromis, sigurisht që një kompromis edhe duhet të zgjidhet nëse mendojmë në të mirën e vendit, në të mirën e rajonit, në të mirë të paqes dhe stabilitetit pasi vetëm me një Maqedoni stabile, vetëm me një rajon stabil ne mund të ecim përpara. Për mua shqetësimi kryesor është zgjidhja dhe gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e emrit si pengesë e vetme për marrjen e ftesës nga NATO që ne të fillojmë të ecim drejt integrimeve dhe drejt instalimit të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Maqedoni dhe rajon”, u shpreh Ali Ahmeti pas pas takimit me ndihmësin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe politikë të sigurisë Dirk Brengelman.

Ahmeti reagoi edhe ndaj qëndrimeve të kryeministrit Gruevski të bëra publike në një intervistë të tij, për gjoja se faktori ndërkombëtar kërkon që BDI të braktisë Qeverinë. Ahmeti hodhi poshtë pohimet e Gruevskit duke thënë tha se faktori ndërkombëtar i ka sugjeruar Qeverisë që të zgjidhë çështjen e emrit. 

Analistët vlerësojnë se letra e Gruevskit është e vonuar dhe me qëllim që ai ta zbus dështimin e eurointegrimeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button