Haradinaj: Deri nesër vështirë të arrihet marrëveshje me VV-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar Këshillin Drejtues për të diskutuar rreth seancës së nesërme dhe formimit të qeverisë pas konstituimit të Kuvendit.

Kreu i AAK-së tha se sa i përket koalicionit me Vetëvendosjen, është e vështirë të mendohet se mund të arrihet për seancën e nesërme, mirëpo ai tha se ekziston mundësia e bisedimeve për procese të mëtejmë siç është formimi i qeverisë.

Haradinaj shtoj se ai beson që nesër do ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe kryesinë derisa ka shprehur besimin se dhe minoritetin do ta japin votën.

Lajme të ngjashme

Back to top button