Kurti flet për marrëveshjen me bllokun LDK-AAK-Nisma

Për marrëveshjen me bllokun LDK-AAK-Nisma, Albin Kurti ka folur në të kaluarën. Ai këto komente i ka bërë në takim me ambasadorin Suedisë.

“Ne kemi insistuar të kemi një marrëveshje të shkruar me koalicionin AAK-LDK-NISMA sepse nuk duam që të kemi qeverisje të njëjtë me atë që kemi parë më herët. Ne besojmë se dy proceset që e kanë dëmtuar rëndë Kosovën deri më sot kanë qenë dialogu dhe privatizimi, prandaj duam që kahja e zhvillimeve të ndryshojë. Ky është momenti më i mirë për të ndryshuar kursin e dëmshëm,” tha Kurti.

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me Puhie Demakun, Sekretare për Marrëdhënie me Jashtë, dhe Visar Ymerin, anëtar i Kryesisë së kësaj partie, pritën në takim Ambasadorin e Suedisë për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, Mats Staffansson.

Përgjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale politike në Kosovë, zhvillimet e fundit në sferën politike dhe pritjet për ngjarjet e ditëve në vijim.

Lajme të ngjashme

Back to top button