Xhamia në Medine pret agjëruesit me 100.000 racione ushqim në ditë

Që nga lashtësia, banorët e Medines së Bekuar, ofrojnë iftar për agjëruesit e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe këtë e bëjnë në ambientet e xhamisë së profetit Muhamed.

Ata i ftojnë agjëruesit e të gjithë kombësive që të ulen në sofrën e tyre të shtruar enkas për ta. Sofrat shtrohen si brenda xhamisë, ashtu dhe jashtë saj.

Në ambientet e brendshme të xhamisë, lejohet të shtrohet vetëm hurma arabie, kafe, çaj, kos dhe bukë.

Ndërkohë, në ambientin jashtë xhamisë, shtrohen dhe ushqime të tjera të ndryshme dhe fruta. Sipas administratës së xhamisë, këtë vit do të shtrohen mbi njëqind mijë racione ushqimi të cilat përgatiten nga vetë banorët e Medines dhe sillen në  xhami. /ardhmeriaonline

Lajme të ngjashme

Back to top button