Ushtria egjiptiane mbyll kufirin me Rripin Gaza

Ushtria egjiptiane sot ka mbyllur vendkalimin kufitar “Rafah”, pikë që lidh Egjiptin me Gazën, duke thënë se do të qëndrojë mbyllur deri sa ekzistojnë trazirat në Sinai, transmeton Ma’an News Agency.

Maher Ebu Sabha, drejtori palestinez i vendkalimeve kufitare, ka thënë se zyrtarët ushtarak të Egjiptit e kanë informuar palën palestineze për mbylljen. Për shkak të bllokimit izraelit ndaj Gazës, Rafah është dalja e vetme për palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës, me çka, tash kanë mbetur përsëri të mbyllur. 

Drejtori egjiptian i terminalit “Rafah”, Sami el-Mitwali, thotë se vendkalimi është mbyllur për shkak të trazirave të fundit. Një ushtar egjiptian është vrarë në disa sulme mbi pikat e kontrollit të ushtrisë dhe bazës policore në Sinai nga persona ende të panjohur, të cilët sipas ushtrisë egjiptiane janë militantë islamik. Gjithashtu, është sulmuar edhe një ndërtesë e inteligjencës ushtarake në Rafah, thonë dëshmitarë të rastit.

Gjyqtari i lartë i Gjykatës Kushtetuese Egjiptit, 67 vjeçari Adli Mansour, bëri betimin si lider i përkohshëm, në një ceremoni e transmetuar live nga Gjykata e Lartë Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button