Merkel: Problemi i Greqisë dhe Maqedonisë, barë edhe për ne

“Problemi i pazgjidhur me emrin dhe identitetin mes maqedonasve dhe grekëve është barë për ne”, tha sot kancelaria gjermane Angela Merkel para pjesëmarrësve në takimin e liderëve nga “Procesi Bërdo-Brioni” që po mbahet në Dubrovnik. 

Merkel ka shtuar se në njëfarë mënyre, duhet të arrihet që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së. Kancelaria gjermane, madje është optimist se mund të gjendet zgjidhje për atë çështje. 

“Mendoj se mund dhe disi duhet ta zgjedhim këtë. Unë personalisht jam kyçur në të dhe kam menduar për të gjitha kombinacionet e mundshme për emrin, por ndonjëherë mendoj se nuk ekziston asgjë më shumë për t’u shpikur”, ka theksuar Merkel. 

Gjermania, ka theksuar Merkel, është e përgatitur për bashkëpunim konstruktiv për zgjidhje të kësaj çështje, por ka shtuar se pa kompromis nuk mundet. 

“Në Gjermani themi ‘kompromis është kur të gjithë të përfshirët janë njëjtë të pakënaqur’. Ku nuk mund të pritni kompromis sot do të mbarojë me fund të gëzueshëm për të gjithë. 

Por, kur të gjithë janë njëjtë të pakënaqur, ajo është fer kompromis. Duhet në njëfarë mënyre të arrihet që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian”, ka thënën kancelaria gjermane para tetë liderëve të Evropës Juglindore.

Lajme të ngjashme

Back to top button