Nikovski: Nuland deshi që edhe protestueve në Shkup t’iu ndajë sanduiçë si protestuesve në Kiev!

“Viktoria Nuland u vonua disa ditë që të mund t’iu ndante sanduiçë edhe në Shkup protestuesve, e sigurisht do ta bënte këtë, pasi demontsratat lidhen shkëlqyeshëm në skenarin e tyre për Maqedoninë”, kritikon ish-ambasadori Risto Nikovski, duke aluduar se ishte Nuland ajo që iu dha sanduiçë protestuesve në Kiev, tha Nikovski për DW.

Ai konsideron se me disa deklarata të caktuara Nuland i mëbështet protestat në Shkup, por ajo nuk është vërjetja e vetme për atë.

“Deklarata e Nuland e dhënë pas bisedave në Shkup është kopje e gjithë asaj që ajo dhe kolegët e saj, funksionarë të lartë amerikan e thonë që nga Bukureshti i vitit 2008 e këtej. Ata vazhdimisht porositin se SHBA fuqimisht e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO por zakonisht me prapashtesë dhe sinqerisht shpresojnë se pengesa e fundit për kohë shumë të shkurtër do të shmanget. Normalisht, aspak nuk potencojnë se kushti i tyre për këtë është që vendi të marrë emër të ri dhe populli të demaskohet”, tha për DW, ish-ambasadori Risto Nikovski.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button