Gjërat që askush nuk ju tregon për martesën

Është koha të flasim për realitetin derisa nuk jemi bërë pjese e vdekjes!

Martesa është jashtëzakonisht e mirë. Kjo do të thotë se ju do ta gjeni personin me të cilin do të dëshironi ta kaloni gjithë jetën dhe këtë ju do ta festoni në një mënyrë të madhe.

Por përveç të gjitha këshillave të pakërkuara me të cilat nuset dhe dhënrit janë të bombarduara, janë disa të vërteta rrëth martesës të cilat ju nuk do t’i realizoni derisa të ngecni në to. Pra, ne shkuam direkt në burim- njerëzit e martuar -dhe kërkuam këshilla, të vërteta, dhe mësimet e jetës që askush nuk na tregon për martesën:

“Gjithçka nuk ndryshon pasi të martoheni. Nëse ju jeni në lidhje me personin e duhur dhe martoheni me personin e duhur, e vetmja gjë që do të ndryshojë pas martesës ndoshta do të jetë vetëm mbiemri juaj dhe kutia që ju do ta plotësoni në formularë” – Karyn A.

“Bëhuni miq, jo klonet e njëri-tjetrit, dhe të gëzoni atë që ju të dy e sjellni në tryezë” -Bill M.

“Martesa nuk është e mërzitshme. Ju do të jeni e habitur vazhdimisht nga sa burri juaj ju befason me një histori të re, “një mik të mirë”, që ju kurrë nuk keni dëgjuar, dhe disa kushëri të largët emri i të cilit nuk është përmendur kurrë.” -Meredith H.

“Diçka që askush nuk më kishte thënë është se të martohem me burrin tim është të martohem me familjen e tij.” -Gabriela W.

“Marrëdhënia juaj do të bëhet më e mirë pasi ju të martoheni! Ju mund të argëtoheni aq shumë së bashku sa që ju duhet të jepni vetes vjet që të gëzoni martesën tuaj para se të keni fëmijë.” -Heather S.

Lajme të ngjashme

Back to top button