Mustafi ishte gati ta griste pasaportën gjermane për Shqipërinë

Një futbollist i gatshëm t’i bashkohet kombëtares shqiptare të futbollit, Mustafi ka kaluar në një aventurë të paparë prej profesionisti brenda një viti.

Shkodran Mustafi vetëm një vit më parë ishte dorëzuar nga mundësia që të merrte pjesë në kombëtaren e Gjermanisë dhe nëpërmjet disa kontakteve kishte shprehur interesimin e tij që t’i bashkohet kombëtares shqiptare të futbollit.

Ashtu si bëjnë rëndom disa lojtar shqiptar nëpër Evropë, kur pasi që nuk mund të luajnë në shtetet ku janë formuar, zgjojnë ndjenjat e tyre patriotike.

Në fakt, Mustafi e filloi në mënyrë perfekte karrierën e tij, si 15 vjeçar ishte shpresë e Hamburgut dhe pastaj kapiten i komëbtares U-17 të Gjermanisë që fitoi kupën e Evropës më 2009.

Shumë shpejt e pa Evertoni dhe bleu kartonin e tij nga Hamburgu. Te skuadra angleze luajti vetëm një ndeshje në Europa League ndaj BATE Borisov dhe pjesën tjetër të kohës te ky ekip (deri më 2012) e kaloi si pjesë e ekipit të rezervave.

Në janar të vitit 2012, bëri ndryshimin e madh u largua nga futbollin ishullor si lojtar pa dëmshpërblim, duke fituar një shans tek Sampdoria e Gjenovës, deri sa ky ekip bënte pjesë ne Serie B.

Vetëm një paraqitje në Serie B, nuk dukej aspak premtuese për një djalosh që po kërkonte ringritje në karrierë. Në fakt, këto raste zakonisht përfundojnë, me futbollistët duke kërkuar shansin gjithmonë e më poshtë, deri sa të zateten diku.

Stinori 2012/13, shënoi 17 paraqitje në Serie A, pasi që Sampdoria tani ishte promovuar në elitën e futbollit italian. Ishte koha kur po dorëzohej nga angazhimet e tij me fanellën gjermane në futbollin ndërkombëtar dhe po dërgonte sinjale se është gati t’i bashkohej kombëtares shqiptare, ndërsa flirtin e kishte pohuar edhe vet selektori, Gianni de Biasi. Megjithatë një ftesë befasuese nga kombëtarja U-21 e Gjermanisë që po udhëtonte në evropianin në Izrael i dha shpresë. Në këtë evropian ai luajti vetëm në një nga tri takimet e gjermanëve të ri, ai me U-21 të Gjermanisë luajti edhe 4 takime, të gjitha në shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

Stinori i fundit (2013/14) kaloi tërësisht në emrin e tij sa i përket mbrojtjes në Serie A, ai u zgjodh disa herë në formacionin e javës jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë nga disa media, ndërsa shtypi italian i thuri elozhe për paraqitje të mira. Nga një djalosh me probleme forme, ai tregoi karakter kampioni që edhe u shpërblye.

Kaq mjaftoi që selektori Joachim Low të kërkonte informata për të në DFB (Federatën gjermane të futbollit) dhe t’i bëjë një ftesë për ndeshjen e 28 shkurtit me Kilin, ndonëse debutimin e tij mbrojtësi nga Gostivari e shënoi më 13 maj kundër Polonisë.

Ai ishte në listën e gjërë të Low për botëror, por u largua bashkë me dy tjerë, kur një lëndim i Marco Reus e bëri trajnerin të angazhojë atë para të tjerëve dhe t’i japë rastin në 3 ndeshje në botëror para se të lëndohej ndaj Algjerisë.

Për vetëm dy muaj, Mustafi nga debutimi i tij u bë kampion bote dhe jo pa angazhim, pjesë e botërorit shumica e di. / Marrë nga sporti1.com

Lajme të ngjashme

Back to top button