Investitorët e organizatës ‘Tika’ të Turqisë, në Kërçovë

Investitorët e organizatës “Tika” të Turqisë qëndruan në Kërçovë për të vizituar vendet ku investimi i tyre, në bashkëpunim më komunës e Kërçovës, ka zënë vend. Bëhet fjalë për një teqe të ndërtuar së fundmi në këtë qytet, pjesën e re shtesë të objektit të shkollës së mesme të Kërçovës dhe disa rrugë në qytet dhe periferi, projekte këto që janë financuar nga kjo ndërmarrje e Turqisë gjatë viteve të fundit në qytetin e Kërçovës.

Drejtori i kësaj ndërmarrje u shprehë i kënaqur që investimet e tij kanë zënë vend në këtë qytet dhe kanë përmbushur nevojat e qytetarëve. “Kam nderin që kryetarit të komunës t’i uroj postin dhe bashkë me atë, të shkojmë në hapjen solemne të teqes së re. Kemi pasur kënaqësinë të ndërtojmë një pjesë të re, shtesë në shkollën e mesme të qytetit ku mësojnë turq, shqiptarë dhe maqedonas.”

“Bëhet fjalë për disa investime serioze që kjo organizatë i ka bërë gjatë viteve të fundit në Kërçovë dhe unë kam nderin që sot të pres në Kërçovë drejtorin e saj për hapur solemnisht teqen e re në Kërçovë. Unë i falënderoj dhe njëkohësisht shpresoj që bashkëpunimi jonë të vazhdojë të sjellë të mira të tjera për qytetarët e Kërçovës. – tha kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.
Agjenda e palëve vazhdonte me vizitën nëpër vendet ku kjo organizatë kishte investuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button