Vuçiq: Erdogan nuk tha ashtu – Dodik: Erdogan tha ashtu!

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se nuk beson se kryeministri turk, Recep Tahip Erdogan ka thënë se “kushdo që i prek boshnjakët do të ketë kundër 100 milionë turq”.

Në anën tjetër, presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, beson se Erdogan saktësisht ka thënë ashtu.

“Dodik ka të drejt për atë që e thotë vet, kurse ne i kemi përfundimet tona. Dua ti besoj ambasadorit të Turqisë në Beograd, Kemal Bojazit i cili ka thënë se një deklaratë e tillë nuk është thënë, por nuk kemi të drejt të mohojmë apo të hedhim poshtë brengosjen e Dodikut”, ka thënë Vuçiq në një konferencë të përbashkët me Dodikun dhe shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Kryeministri serb e ka ftuar Ankaranë “që të bëjë llogari për stabilitetin në rajon”.

Dodik ka theksuar se është i sigurt se Erdogan e ka thënë atë, “sepse pasi që mundet ta ndalojë Twitterin, ai mund ta largojë deklaratën edhe nga mediat”.

“Qëllimet e Turqisë për neve janë të rrezikshme, sepse politika e tyre po tregohet si politike tifozësh dhe e cila i mbron vetëm interesat e boshnjakëve. Besoj se një deklaratë e tillë është bërë. Turqia është vend i fuqishëm dhe mund të manipulojë se a është dhënë apo jo (deklarata)”, ka thënë Dodik.

Ai ka thënë se RS pret demant nga kabineti i Erdoganit, apo të paktën nga ministri i Punëve të Jashtme, e jo nga ambasadat e Turqisë në Sarajevë. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button