Në Ohër jetën e humbi një paraglajderist

Një paraglajderist nga Hungaria sot e humbi jetën pasi që ra në ujërat e Liqenit të Ohrit, në afërsi të plazhit afër Lubanishtës.

SPB Ohër e konfirmoi informatën se një paraglajderist nga Hungaria, i moshës rreth 30-vjeç, sot rreth orës 13 ka rënë në afërsi të autokampit Lubanishtë dhe si pasojë e kësaj ka vdekur.

Ekipe të krim-teknikës të MPB-së dhe Prokurorisë publike në Ohër janë në terren dhe po kryejnë ekspertizë në vendin e aksidentit.

Ruta ezakonshme për fluturimin e paraglajderistëve është nga maja e Galiçicës deri në Lubanishtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button