10 fakte për finalet e Kupës së Botës

Sot e gjithë bota e ka vëmendjen te stadioini i Marakanës, ku mendohet se do thyhen të gjitha rekordet e teleshikueshmërisë. Portalb u sjell edhe 10 fakte që do ua bënin më interesante këtë eveniment.

Shqiptari i parë në finalë, finalisti më i pafat, fituesi i më shumë trofeve, si dhe shumë të tjera fakte i mësoni më poshtë.

1. Prej 19 titujve të Kupës së Botës, deri tani ka pasur 8 shtete që e kanë fituar atë. Brazili (5), Italia (4), Gjermania (3), Argjentina (2), Uruguai (2), Franca (1), Spanja (1) dhe Anglia (1).

2. Gjashtë nga finalet e botërorëve kanë përfunduar me minuta shtesë, dy prej të cilave edhe me penalti (1994 dhe 2006), në të dy këto finale ka luajtur Italia.

3. Gjashtë nga fituesit e KB kanë luajtur në vendin e tyre : Uruguai 1930, Italia 1934, Anglia 1966, Gjermania 1974, Argjentina 1978 dhe Franca 1998.

4. Finalistët më të pafat janë ata të Holandës. Tre herë janë bërë pjesë e saj dhe të tre radhët kanë humbur. Bëhet fjalë për vitet: 1974, 1978 dhe 2010. Edhe statistikat Gjermane flasin për bilanc negative. Nga 7 finale kanë fituar vetëm 3.

5. Brazili është finalisti më me fat. Nga 6 Finale ka humbur vetëm një, kundër Francës në vitin 1988.

6. Në KB 1950 nuk ka pasur finale. Fituesi është dashur të shpallet me pikët e grupeve. Pasi ndeshja e fundit ka qenë mes Uruguait dhe Brazilit, kjo është paraqitur edhe si finale e evenimentit.

7. Në fazën e eliminimeve, kampioni i tanishëm, Spanja, ka shënuar vetëm 4 gola. Në 1/8; 1/4, në gjysme finale dhe në finale me fitoren 1:0.

8. Prej 15 finaleve nga 1954, ka pasur vetëm tre raste kur Gjermania ose Brazili, nuk kanë qenë pjesë e tyre.
Finalja e 2002 i gjeti ballë për ballë, ku fitoi Brazili me rezultatin 2:0.

9. Më shumë kupa të botës ka marrë Evropa, por përveç Spanjës askush nuk ka fituar jashtë kontinentit të saj. E para e bëri Spanja në KB në Afrikën e Jugut, 2010.

10. Për herë të parë një shqiptar do jetë pjesë e evenimentit më të madh botëror e ai është Shkodran Mustafi. Sonte, ashtu si Xherdan Shaqiri që nxori flamurin e Kosovës në finalen e Champion Leage, edhe Shkodrani ka rastin ta dëshmojë atë.

Lajme të ngjashme

Back to top button