Dom Gjergj Pashk Meta ua përkujton izraelitëve Torahun: Mos i vrisni fëmijët

Ngjarjet e fundit të luftimeve në Gaza i ka ndjekur me dhimbje edhe prifti katolik nga Shqipëria, Gjergj Pashk Meta. Ai në statusin e tij në Facebook, ua përkujton izraelitëve Torahun, ku Zoti bën thirrje për mos vrasjen e jetimëve dhe vejushave.
Ai ka postuar edhe një foto të një fëmije palestinez, i cili është vrarë nga forcat izraelite.

Gjergj Pashk Meta njihet edhe si opinionist në mediat vizive dhe të shkruara të Shqipërisë. Më poshtë Portalb ua sjell statusin e tij të plotë:

Sot tanket Izraelite kane bombarduar nje jetimore ne Gaza.

Dua t’ju kujtoj hebrenjeve dhe kujdto tjeter fjalet e Torah-ut, pjesa qe te gjithe hebrenjte e mbajne per Fjale te Zotit, pikerisht ne librin e Daljes:

“Mos e demtoni vejushen as jetimin. Nese do t’i neperkembeni, ata do te kerkojne ndihme prej meje e une do ta degjoj anikimin e tyre. Atehere hidherimi im do te ndizet flake e do t’ju pres me shpate. Grate tuaja do t’ju mbesin te veja e femijet jetime…” (Dal 22,21-23) /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button