Letra emocionuese për David Luiz
David Luiz e përjetoi shumë keq humbjen e thellë me Gjermaninë. Me lot në sy ai u kërkoi falje tifozëve për këtë gjë. Por, tifozët duket se nuk janë të zemëruar me të.
Këtë e tregon edhe një letër që mbrojtësi brazilian ka marrë, ku vogëlushi me emrin Analuz i shkruar se, ai nuk duhet të mërzitet për humbjen, transmeton Shekulli.
Letra
Unë quhem Analuz.
Kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Brazilit në Kupën e Botës dhe më ka pëlqyer të të shoh duke luajtur.
Mendoj se nuk ke përse zemërohesh sepse ti luajte mirë dhe bërë më të mirën. Ti je një kapiten i madh.
Jeta kështu është, ndonjëherë njerëzit humbin dhe ndonjëherë fitojnë por njerëzit duhet të jenë vetëm të lumtur.
David Luiz, ti je kampioni im.
Analuz Penna Reale.