Premierë: “Puthe” Elvanën, të bukur dhe tërheqëse (Video)

Superylli shqiptar, Elvana Gjata, ka publikuar videoklipin e saj më të ri, të titulluar “Puthe”, i cili vjen ekskluzivisht si premierë në Telegrafi.com.

Elvana ka kohë që po shijon sukseset e saj dhe përkundër angazhimeve në fushatat e shumta promocionale, këngëtarja nga Shqipëria u përkujdes që të ri-freskojë tregun muzikorë dhe t’i shpërblejë adhuruesit e saj për pritjen.

“Puthe” titullohet projekti i Elvanës, që ndonëse është kontraverse në titull dhe në imazh të klipit, ai e sjell Elvanën në top formë dhe të fuqishme.

Kënga është punuar nga Flori Mumajesi dhe i gjithë projekti është i kompanisë që drejton ky i fundit, ThreeDots.

Elvana shfaqet më provokative në këtë videoklip. është vetëm një skenë, por janë lëvizjet e shumta ato që karakterizojnë Elvanën në këtë videoklip, i cili filloi të shfaqet pak ditë më parë në My Music. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button