Ja cilin numër do ta bartë Suarez tek Barcelona

Luis Suarez ka konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli për tu transferuar tek skuadra e Barcelonës.

Luis Suarez ka qenë shumë i përfolur kohëve të fundit, për shkak të gjestit të tmerrshëm që e bëri. Ai e kafshoi në shpatull mbrojtësin e Juvetusit, Giorgio Chiellini, teksa ai u dënua nga FIFA me 4 muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Mirëpo, përkundër kësaj ndodhie ai është transferuar tek skuadra e Barcelonës. Sulmuesi Uruguajan do të udhëtojë në Barcelonë javën ardhshme për ti përfunduar testet mjekësore. Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare dhe do ta bartë numrin 9 në fanelë.

Lajme të ngjashme

Back to top button