Edhe në Bruksel protestohet për “Monstrën” (FOTO)
Shqiptarë nga diaspora i janë bashkangjitur kërkesës së atyre nga Maqedonia për lirimin e të dënuarve në rastin “Monstra”.
Qindra shqiptarë janë mbledhur në qendrën e Bashkimit Europian dhe kryeqytetin e Belgjikës, ku kanë protestuar para institucioneve të BE-së, duke kërkuar proces të drejtë ligjor për shqiptarët e dënuar në Maqedoni.
Përveç Brukselit, protesta ka pasur edhe pranë ndërtesës së selisë së Kombeve të Bashkuara në New York.