Dështoi kundër-protesta e maqedonasve (FOTO)
Edhe pse në rrjetet sociale disa ditë kishte thirrje për pjesëmarrje masovike të maqedonasve, para Qeverisë nuk u paraqit askush.
Kundërprotesta e paralajmëruar si reagim i demonstruesve në lidhje me rastin “Monstra” nuk u mbajt, lajmëron gazetarja jonë nga terreni.
Policia ishte e përgatitur dhe rrugët për tek Qeveria ishin të mbyllura, më së shumti para Qeverisë kishte ekipe të gazetarëve, ndërsa protestues nuk kishte.