Giggs: Van Gaal do të jetë i lumtur në Manchester

Trajneri i Holandës Louis van Gaal pritet që të luaj edhe një ndeshje në Botëror për vendin e tretë me Brazilin dhe do të kthehet për ta drejtuar Manchesterin

Trajneri aktual i Manchester United Ryan Giggs është i etur për të arritjen e Louis van Gaall në Old Trafford dhe nuk beson që holandezi do të këtë një sezon të keq sikurse David Moyes.

Van Gaal tashmë ka bërë dy përforcime në skuadrën e tij duke blerë Luke Shaw dhe Ander Herrera – të dy këta lojtarë thuhet se do të luajnë në ndeshjen e parë të holandezit kundër Valencia më 12 gusht.

“Kisha një shije jo të mirë sezonin e kaluar dhe tani po shikoj të kënaqem me Louis””, tha Giggs për faqen zyrtare të klubit.

“Ai nuk ka çka të frikësohet për të marrë në drejtim Manchester United. Ai do të jetë i lumtur me këtë punë. Ai ka një filozofi të qartë të lojës që na përshtatet. Ai do të jetë në një klub të madh, për mendimin tim më të madhin në Europë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button