PDSH: BDI kujdeset për të akomoduar zv/ministra derisa Maqedonia vlon

Edhe votimi i 15 zv/ministrave në Kuvend kaloi në atmosferën e tensioneve dhe valës së protestave ditëve të fundit në Maqedoni. PDSH-ja opozitare akuzoi BDI-në se edhe në mes të tensioneve dhe situatës së acaruar, gjen kohë për ti akomoduar kuadrot e vet nëpër ulëset qeveritare.

“Kjo i ngjan më së miri asaj thënies “fshati digjet, BDI krihet”. Përveç përmbushjes së interesave grupore dhe klanore, BDI vazhdon që 10 vite ti interesojë vetëm akomodimi nëpër kolltukët qeveritar. Asgjë tjetër nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e preokupimit të tyre, e aq më pak hallet dhe kërkesat e shqiptarëve”, tha Bekim Fazliu, PDSH.

Talat Xhaferi nga BDI theksoi se procedurat ligjore për emërimin e zv/ministrave nuk kanë lidhje me protestat, ndërsa theksoi se partia që përfaqëson me përgjegjësi e përcjell situatën.

“Më e arsyeshme do të ishte që opozita shqiptare përfshi këtu PDSH dhe RDK të jenë në krye të detyrës së tyre, për atë për çka i ka zgjedh pjesa tjetër e elektoratit, se sa të merret me atë se çfarë bën dhe si vepron BDI. Shqiptarëve në Maqedoni mund të ju them se edhe kësaj radhe BDI do të vërteton se ndjek me përgjegjshmëri dhe ndërgjegjshmëri çdo lëvizje që ka të bëjë me interesin e shqiptarëve”, u shpreh Talat Xhaferi, BDI.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po bre talat . Ju jeni vetem me ia kajt nanen miletit.ju e ndjekni vetem interesin tuaj. Mendoj se opozita Shqiptare tamam ua thote fjalet, sepse ate detyre e ka.
    POR , TI TALAT A BEN TE NA TREGOJSH SE CILET PUNE JANE TE OPOZITES!?

Back to top button