Pacientët shërohen nga virusi HIV

Dy pacientë i kanë hequr nga përdorimi mjekimet kundër HIV-it pasi një transplant i palcës kurrizore e ka zhdukur virusin nga trupat e tyre.

Prezantimi i rastit të konsideruar një sukses për mjekët u bë gjatë konferencës ndërkombëtare të SIDA-s. Njëri prej pacientëve ka të paktën 4 muaj që nuk merr asnjë mjekim dhe nuk jep shenja të një rishfaqjeje të virusit.

Megjithatë, ekipi që realizoi eksperimentin në Brigham and Women’s Hospital, në Shtetet e Bashkuara, nuk nxiton të dalë në përfundimet se kjo mund të jetë zgjidhja kundër sëmundjes së shekullit dhe po pret të vërtetojë plotësisht se virusi nuk rikthehet më.

Infektimi nga HIV-i është i vështirë të kurohet për shkak se virusi fshihet në ADN-në njerëzore duke krijuar disa rezervuare të paprekshme në trup. Mjekimet ndihmojnë që ai të mbahet nën fre, por me ndalimin e tyre virusi ngre krye sërish.

Lajme të ngjashme

Back to top button