LSDM: Gjendja në Maqedoni është më shumë se shqetësuese

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev dhe sekretari gjeneral, Oliver Spasovski, kanë realizuar një takim me ish kryetarët  e komunave dhe ato që janë aktualisht në këto poste nga radhët e LSDM-së, që nga pavarësimi i shtetit deri më tani.

Në takim është konstatuar se gjendja në të cilën ndodhet Maqedonia është shqetësuese.

“Ekonomia është shkatërruar, nuk ka liri, nuk ka demokraci, nuk ka sundim të drejtësisë. Gjeneratat e reja zgjidhjen e kërkojnë tek pasaportat e vendeve fqinje të cilët ishin shumë mbrapa Maqedonisë, ndërsa tani janë shumë larg vendit tonë në proceset euro-integruese.  Të gjithë kryetarët e komunave të LSDM i dhanë përkrahje vendimit të kësaj partie për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, për mos pranimin e mandateve të deputetëve dhe angazhimin e kësaj partie për formimin e qeverisë teknike që do të jetë garanci për zgjedhje të lira, thuhet nga LSDM-ja.

Kryetari Zaev, tha se qëllimi i LSDM-së është që shteti ligjor të kthehet në rrugën e drejtë. Ai tha se ish kryetarët e komunave dhe ato të tanishmit nga radhët e LSDM-së janë njerëz të cilët vlejnë shumë në rrethet ku jetojnë dhe se mendimet e tyre do të merren seriozisht parasysh.

Lajme të ngjashme

Back to top button