Shaqiri le pas Neymarin dhe Ronaldon (Foto)
Karim Benzema është futbollisti me më shumë gjuajtje në portë gjatë ndeshjeve të Botërorit “Brazil 2014″. Me 13 konkluzione, sulmuesi francez është i pari në klasifikimin special të publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s, ndërsa pas tij qëndron shqiptari i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
Shaqo, me 11 gjuajtje, le pas emra të mëdhenj të futbollit botëror si: Neymar, Cristiano Ronaldo dhe Arjen Robben me 9 gjuajtje në portë.