Protestat në Shkup, Kodheli: Ne jemi kundër çdo forme dhune

Qeveria shqiptare edhe njëherë ka bërë thirrje që të ulen tensionet në Maqedoni dhe palët të fillojnë bisedimet. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka theksuar se qeveria shqiptare është kundër çdo forme dhunë.  

“Qeveria shqiptare ka qënë e qartë me deklarimet e saja. Ne jemi kundër çdo forme dhune, dhuna nuk të nxjerr askund. Ne jemi për qetësi ulje në bisedime. Maqedonia duhet të ndjek rrugën që kërkon dhe vet atë për në Europë. Shqipëria do ndjek nga afër ato që do ndodhin në rajon”, ka theksuar ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë një konference për shtyp me komandantin suprem të NATO-s për Evropën, Breedlove.  

Shqiptarët e Maqedonisë kanë protestuar kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm në procesin gjyqësor “Monstra”.  

Lajme të ngjashme

Back to top button