Masat e reja: Dëbohet ai që ngre dorë ndaj gruas apo fëmijës

Për herë të parë është sjellë Ligj i veçantë për parandalim, ndalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, që jo vetëm që do të ndjek shembullin e shumë vendeve evropiane dhe vendeve të rajonit, por në masë të madhe do të ofrojë mekanizma të ri dhe koncepte për shfarosje të dhunës familjare.

Ministri për punë dhe politikë sociale, Dime Spasov ka theksuar se ky propozim -ligj definon parimet në të cilat do të bazohet respektimi i dinjitetit dhe integritetit personal të viktimave të dhunës familjare, duke e trajtuar këtë problem si shkelje të të drejtave primare njerëzore.

Ai ka shtuar se në propozim ligjin saktë janë përcaktuar institucionet dhe kompetencat e tyre dhe përgjegjësitë për veprim.

“Ky ligj parasheh se Qendrat për punë sociale kanë për detyrë në afat prej 24 orëve të fillojnë procedurën. Ata ndërmarrin masa për mbrojtje të viktimave, vendosjen e viktimave në Qendrat për personat-viktima, sigurim të intervenimit përkatës psiko-social dhe trajtimnë këshillimore.

Qendrat për punë sociale do të sigurojnë ndihmë për familjen dhe shkollim të rregullt për fëmijën, ndihmë juridike dhe përfaqësim”, ka deklaruar ministri për punë dhe politikë sociale Dime Spasov.

Lajme të ngjashme

Back to top button