Serbia marrëveshja me Gazpromin në vlerë prej 2.1 miliardë euro
Serbia e ka nënshkruar marrëveshjen në vlerë prej 2.1 miliardë euro me kompaninë e zgjedhur nga Gazpromi, për ndërtimin e gypsjellësit Rrjedha Jugore, nëpër territorin e Serbisë.
Kontrata ndërmjet Rrjedha Jugore Serbia dhe kompanisë Tsentrgaz është nënshkruar mbrëmë vonë në Beograd.
Gazpromi më herët ka thënë se Tsentrgaz e kishte fituar tenderin për ndërtimin e gypsjellësit në Serbi.
Kontrata është nënshkruar derisa kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, dje në Moskë.
Gazjellësi në pjesën e Serbisë, mund të jetë funksional në fund të vitit 2016.
Projekti i Rrjedhës Jugore ishte ndalur pasi Komisioni Evropian kishte shfaqur shqetësim se marrëveshjet bilaterale të Rusisë me shtetet anëtare të BE-së mund të paraqisnin shkelje të rregullave kundër monopolit./ KosovaPress