Këshilltari i PDSH në Studeniçan, rreshtohet me Ziadin Selën

Këshilltari komunal i PDSH-së , Muhamed Ali informoi përmes një komunikate se i bashkëngjitet lëvizjes për reformim të PDSH-së të udhëhequr nga Ziadin Sela.

“Përmes këtij njoftimi, unë Muhamed Ali, këshilltar komunal në komunën e Studeniçanit dhe anëtarë i kamotshëm i PDSH-së, deklaroj publikisht se rreshtohem përkrahë iniciativës për reformë brenda PDSH-së, si pjesë e lëvizjes së udhëhequr nga Ziadin Sela. Angazhimi im do të jetë në këtë anë me qëllim të mbarëvajtjes së proceseve politike dhe avancimit të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.

Ftoj të gjithë anëtarët e PDSH-së, opinionin e gjerë shqiptarë dhe secili që ideal ka popullin dhe të drejtën e tij garantuar nga zoti që të ndjekin shembullin tim dhe të përkrahin këtë lëvizje”, thuhet në njoftimin e tij drejtuar mediave.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button