Scolari: Faji është i imi
Gjermania e ka shkatërruar Brazilin duke e mposhtur me rezultat të thellë 7:1 në gjysmëfinale të Kampionatit botëror. Luiz Felipe Scolari ka thënë se është përgjegjësi kryesor për këtëhumbje. Selektorit të Brazilit i vjen keq që nuk mundi të arrijënë finale.
“Rezultati mund të ndahen me grupin, por është Scolari kryesisht përgjegjës. Ata kishin cilësinë dhe realizuan katër gola në gjashtë minuta fantastike”, ka deklaruar Scolari.
“ Unë kërkoj falje për rezultatin. Ne nuk arritëm në finale, por do të vazhdojmë të punojmë për vendin e tretë. E vlerësoj mbështetjen e të gjithëve, të cilët na mbështetën edhe kur ishim duke humbur me reauzltat 6;0”, theksoi ai.
Ai nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje nga përfaqësuesja. Madje, Scolari tha se e ka për obligim ta përgatitë Brazilin për Kampionatin e ardhshëm botëror, i cili do të mbahet pas katër viteve në Rusi.