Protesta në Tiranë, “Shkupi është zemra e Shqipërisë”

Në përkrahje të protestave të shqiptarëve të Maqedonisë, për rastin “Monstra”, sot me fillim në orën 18 është zhvilluar një protestë në Tiranë.

Protesta Tirane

Një grup qytetarësh kanë marshuar bulevardit kryesor të qytetit, duke mbajtur pankartat dhe brohoritur “jemi një” dhe “Shkupi është zemra e Shqipërisë”.

Në mesin e protestuesve, ishte edhe “Tajsoni shqiptar”, Nuri Seferi i mbështjellë me flamurin kuq e zi dhe humoristi i njohur Bes Kallaku.

Protesta në Tiranë

Nuri Seferi kishte ardhur në Tiranë enkas për të përkrahur protestën. Për Portalb, ai deklaroi se,” maqedonasit duhet ta dinë se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë vetëm një milion, por pas tyre qëndrojnë 9 milion shqiptarë. Jemi mbledhur këtu në Tiranë që të bëjmë apel dhe të lirohen të gjithë të burgosurit shqiptarë në Maqedoni, jo vetëm të dënuarit për rastin Monstra, por të gjithë të dënuarit e pafajshëm.

Protesta në Tiranë

Qytetarët e tubuar më pas u larguan, pa shkuar para ambasadës së Maqedonisë ashtu sic kishin paralajmëruar.

Protesta në Tiranë

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Cool! Shkupi është zemra e Bullgarisë, Serbisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë! Shkupi është në zemër të Evropës! Go Skopje, go!

Back to top button