Tifozët e Prishtinës ‘Plisat’ organizojnë protestën në përkrahje të shqiptarëve në Maqedoni

Padrejtësia që po iu ndodh shqiptarëve të Maqedonisë, i ka shtyrë edhe grupin e tifozëve të Prishtinës “Plisat” që të organizojnë një protestë paqësore.

Në paralajmërim për protestën, thuhet se Plisat do të protestojnë kundër dhunës që aparati shtetëror ushtroi ndaj protestuesve shqiptar në Shkup.

Protesta fillon në orën 18:00 te shtatorja e Skenderbeut në sheshin Nënë Tereza.

“Atyre që përpiqen me na bind se dhuna policore ishte reagim ndaj dhunës së protestuesve, iu themi që janë të lirë të organizojnë protestë kundër dhunës se ushtruar ndaj policëve, pune e tyre është”, thuhet në njoftimin e protestës.

Lajme të ngjashme

Back to top button