Zyrtare: Prandelli, trajner i Galatasarayt
Strategu italian, Cesare Prandelli është konfirmuar si trajner i klubit turk, Galatasaray pas largimit nga kombëtarja italiane.
Ish-trajneri i Fiorentinës dhe Italisë do ta zëvendësojë Roberto Mancinin në klubin turk, pas largimit të këtij të fundit javë më parë.
Prandelli u largua nga kombëtarja italiane, pas dështimit për të kaluar fazën e grupeve në Kupën e Botës.