Në tokat që u shitën për një euro, hotelet askund

Pesë vite pasi qeveria mori vendim që toka shtetërore për ndërtim të hoteleve të shitet me një çmim fillestar prej 1 eurove për metër katror, në asnjë në lokacionet që janë shitur me çmim të ulët nuk ka aktivitetet ndërtimore.

Ligji parasheh që investitorët që nuk e kanë respektuar afatin ligjore, toka ndërtimore të ju merret sërish.

Kjo deri më tani nuk ka ndodhur, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Nga viti 2009 e deri më tani janë shitur gjithsej 11 parcela ndërtimore, tokë shtetërore në komunat e Manastirit, Gjevgjelisë, Delçevës, Ohrit, Pehçevës, Qendrës dhe Shtipit.

Qëllimi i kësaj politike, sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është që të tërheqë sa më shumë investime të huaja dhe të stimulohet rritja ekonomike në këto komuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button