Qeveria para zgjedhjeve ka marrë borxh prej 500 milion eurove!

Rreth 500 milion euro Qeveria ka marr hua në periudhën parazgjedhore, ndërsa pjesa tjetër është huamarrje në tregun e brendshëm duke lëshuar letra me vlerë.

Raporti më i ri i Bankës Popullore për lartësinë e borxhit të jashtëm tregon se në tremujorin e parë të këtij viti, borxhi publik i qeverisë është rritur për 334 milion euro për dallim nga tremujori i fundit i vitit të kaluar.

Borxhi është rritur nga 2,172 miliard euro në 2,506 miliard euro.

Në periudhën parazgjedhore borxhi i brendshëm është rritur për 155.4 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button