Ku tjetër mund të përdoret ngjyra e thonjve

Shumë prodhime në amvisëri mund t’i përdorim në më shumë mënyra seç kemi shprehi t’i përdorim, e kështu është edhe me ngjyrën për thonj. Ju zbulojmë ide shumë të mençura dhe interesante.

Në shtëpi dhe garazh

Me ndihmën e ngjyrës për thonj mund të rregulloni kornizën e dritareve. Nëse keni plasaritje në dritare thjeshtë mbylleni me ngjyrën për thonj.
Që plasaritjet në dërrasë të guacës të mos ndryshken derisa sa të rregulloni dërrasën, lyejeni me ngjyrën për thonj dhe nuk do të ketë shenja të ndryshkut.
Kjo bashkëshortit tuaj do t’i pëlqejë më shumë se juve, por nëse në veturën tuaj vëreni grithje të vogël thjeshtë gjeni nuancën e përshtatshme të  ngjyrës për thonj dhe lyejeni. Me siguri do të kaloni më lirë se sa ta kishit dërguar tek auto ngjyrosësi.
Nëse ju ka plasur xhami në veturë, ne të dy anët e plasjes do ta lyeni me ngjyrën e thonjve pa ngjyrë dhe do ta leni të thahet në diell.

Bukuria, moda dhe shëndeti

Nëse jeni alergjik në aksesorë aq sa ju kap reaksion edhe nga pulla e xhinseve, këtë thjesht do ta ndalojë ngjyra për thonj, vetëm lyeni pjesën e brendshme të pullës që prek lëkurën me ngjyrën për thonj.
Kur janë në pyetje aksesorët, të jemi real nuk mundemi tek të gjithë të ndikojmë si për shembull tek copëzat e shtrenjta si gurët e çmuar e ari me diamante. Që aksesorët të ju duken më bukur lyejini me ngjyrë për thonj pa ngjyrë. Jo vetëm që aksesorët do të marrin shkëlqim, por do të parandaloni edhe nxirjen e tyre.
Optikët kanë një trik se si vidave të liruara në syza t’ia zgjasin jetën. Thjeshtë i lyejnë me ngjyrën për thonj  pa ngjyrë dhe nuk ka nevojë për të blerë kornizë të re të paktën edhe për disa kohë.

Sende edhe më interesante

Me ndihmën e ngjyrës për thonj  shkrepëset mund t’i bëni të rezistueshme në ujë.
Nëse keni vërejtur problem me kredit kartelën dhe nëse keni parë që shitësit duhet disa herë ta tërheqin ate. Ja zgjidhja. Derisa prisni kartelën e re, përmbi shiritit e magnetit të kartelës së harxhuar bëjeni një shtresë të hollë të ngjyrës për thonj  pa ngjyrë.
Mënyra më e mirë për të mbyllur kuvertat(zarfet) gjithsesi nuk është gjuha juaj, por ngjyra për thonj . Në këtë rats nuk keni nevojë të frikësoheni që dikush pas kësaj mund të hap letrën tuaj pa u vërejtur.

Lajme të ngjashme

Back to top button