Pala greke: Papulas kishte 2 fjalë me Ivanovin

Kur përshëndetja merret si takim, me këtë titull gazeta greke Ethnos ka shkruar për takimin mes dy presidentëve, Gjorge Ivanov të Maqedonisë dhe Karlos Papulas të Greqisë në Zagreb.

Edhe pse mediumet në Maqedoni e quajtën takim historik ku Papulas i ka premtuar Ivanovit takim të dytë dhe kanë biseduar për të mirën e dy shoqërive, mediumet greke nxjerrin anën tjetër të medaljes. Ata shkruajnë se Papulas i ka thënë Ivanovit se do të takohen pasi që ti zgjidhin problemet.

Si që transmeton TV Kanal 5, gjatë darkës Ivanov ka shkuar te Papulas, kanë folur dy fjalë dhe e ka thirrur atë për kafe. Por Papulas i ka dhënë përgjigje duke thënë se do të pimë kafe, por pasi që të zgjidhen problemet.

Takimi ka qenë jo-zyrtar andaj dhe nuk ka pasur kumtesë zyrtare nga kabineti i presidentit grek. Ndërkaq, agjencia maqedonase e lajmeve, Mia shkroi se ata kanë biseduar më gjatë për problemet e dy shoqërive.

“Tregues për qëllimet e “mira” të palës maqedonase ishte mënyra se si agjencia shtetërore e IRJM e prezantoi përshëndetjen e tyre si takim, duke aluduar në atë se Papulas e ka pranuar ftesën e homologut të tij nga Shkupi.

Reagim nga zyra e Ivanovit

Pas informatave se Ivanov dhe Papulas kanë folur 2 fjalë, reagojnë nga kabineti i Presidentit të Maqedonisë, transmeton Tv Nova. 

“Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin e tij dhënë dje në Zagreb. Nuk bëhet fjalë për takim zyrtar andaj dhe nuk kishte kumtesë nga kabineti i Presidentit. Në pyetjen gazetareske – A ka pasur mundësi që Ivanov të flet me homologun grek, presidenti Ivanov është përgjigjur në mënyrë pohuese. Në fakt, Zyra e presidentit grek nuk mohoi se ka pasur bisedë mes dy presidentëve” thuhet në reagimin e kabinetit të Ivanov.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button