“Tajsoni shqiptar “, do të përkrah protestat

Protestat e fundit që po zhvillohen në Maqedoni dhe ato që po paralajmërohen në Prishtinë dhe Tiranë po marrin mbështetje tani edhe nga sportistët.

Një gjë të tillë ka paralajmëruar edhe kampioni evropian në boks, Nuri Seferi i cili enkas do të udhëtoj nga Zvicra për të marr pjesë në tubimin që do të zhvillohet të martën në Tiranë.

“Duke pare situatën ne Ilirid qe nga dita ne dite po vështirësohet, Kampioni i Evropës e ndjen si detyrim moral dhe Kombëtar qe te kthehet në Vendlindje në mbështetje të shqiptarëve në Ilirid.

Kështu Nuri Seferi nesër do të niset për në Shqipëri ku do të marre pjesë ne protestën e paralajmëruar ne Tiranë të martën para ambasadës se Maqedonisë. Mbas kësaj Proteste Kampioni Nuri Seferi do të niset menjëherë për në Maqedoni për të  kërkuar drejtësi për 6 shqiptaret e pafajshëm që u dënuan me Burg te përjetshëm” thotë Nuri Seferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button