Vrasja e Santos, mbikëyqrje disa personave të dyshuar

Një ditë pas takimit të përbashkët mes grupit të hetimittë Prokurorisë, SHISH-it dhe Policisë, është vendosur ndërprerja e aksionit të gjerë që ndërmorën forcat e rendit në zonën e Laçit dhe Mamurrasit në lidhje me motorin “Suzuki VStorm”.

Burimet nga grupi i hetimit kanë thënë se për momentin konsiderohen të kontrolluara të gjitha banesat dhe “pikat” e dyshimta, ku mendohej se mund të fshihej motori i përdorur më 26 qershor 2014 në vrasjen e kryebankierit. Në analizën e zhvilluar në Prokurori tri ditë më parë, mësohet se është analizuar ecuria e aksionit të Policisë në Durrës, Krujë, Laç dhe Mamurras dhe është konstatuar se forcat e rendit kanë krehur krejt zonat e dyshuara.

Për këtë arsye është vendosur që kontrollet të ndalojnë, megjithëse do të ketë prani të reduktuar të Policisë për mbikëqyrjen e disa personave të dyshuar.

“Kërkimi” për motorin do të vazhdojë me metodat speciale të hetimit. Për më shumë se një javë, zona e Fushë-Kuqes në Mamurras ka qenë epiqendra e hetimeve dhe e kërkimeve të Policisë. Forcat e rendit u përqendruan në këtë zonë pas disa të dhënave të marra në rrugë operative, të nxitura edhe nga shpërblimi 100 mijë euro, se motori i përdorur nga vrasësit ishte parë të kalonte në këtë zonë.

Në ditët e para të kërkimeve policia gjeti një motor dhe dy skafandra, që pretendohet se janë të ndryshme nga ato që kanë përdorur vrasësit e biznesmenit. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button