Digjet bilbordi i Gordana Jankullovskës në Çair të Shkupit

Persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin bilbordit të ministres së punëve të brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska i cili gjendet i ngjitur në një ndërtesë në lagjen e Çairit në Shkup. Pasi që kanë parë zjarrin, forca policore kanë arritur në vend si dhe zjarfikës që kanë shuar atë.

Dëshmitarët për Portalb thonë se një grup të rinjsh kanë marrë këtë iniciativë ndërsa motivet e djegies janë të njohura, revolta e qytetarëve për dënimin me burg të përjetshëm të 6 të akuzuarve në rastin “Monstra” si dhe ndaj rasteve të montuara politike dhe gjyqësore ndaj shqiptarëve të Maqedonisë në përgjithësi.

Ishte Jankullovska e cila ende pa filluar gjykimi i shpalli terrorist të islamik radikal të arrestuarit. Sipas ekspertëve ajo shkeli prezumimin e pafajësisë së bashku me prokuroren Geshkovska e cila gjatë fjalës së saj foli me gjuhë urrejtjeje.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button