Holanda vazhdon tutje!

Holanda është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, pasi ka mposhtur në penalti Kosta Rikën.

Në ndeshjen e zhvilluar mes Holandës dhe Kosta Rikës nuk mjaftuan as 90 minuta e as edhe vazhdimet për tu vendosur se kush do të shkoj më tutje.

Ishte pikërisht egzekutimi i penalltive që e përcaktuan fituesin e kësaj ndeshje.

Rastet më të mira për shënim nga përfaqësuesja e Holandës i kishin Van Persie dhe Depay por nuk patën fat.

Në penalti Kosta Rika gaboi dhe Holanda i fitoi. Ishin Robben, Sneijder, Van Persie e Kuyt që shënuan nga penalltitë për Holandën kurse fytyra tragjike e Kosta Rikës ishte kapiteni, Bryan Ruiz i cili huqi penalltinë e parë, ndërsa Umana dështoi në penalltinë e katërt, penallti që u ndal nga Tim Krul.

Holanda në gjysmëfinale do të përballet me Argjentinën./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button