Fuere: Maqedonia nuk ka zgjidhje tjetër përpos Evropës

Nuk ka alternativë, kështu ka deklaruar ish ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka alternativë për perspektivat evropiane të Maqedonisë. 

“Padyshim që është përcaktim i çdo shteti. Mirëpo siç kemi qenë dëshmitarë në historinë e integrimit evropian, përparësisë dhe mundësitë që ofrohen janë të mëdha. Deri atëherë kur Maqedonia nuk do t’i fillojë negociatat, do të gjendet në situatë të vështirë. Anëtarësimi në BE është zgjidhja e vetme”, ka thënë Fuere. 

Lidhur me çështjen e emrit, diplomati evropian ka thënë se zgjidhja duhet të gjendet përmes dialogut. 

Lajme të ngjashme

Back to top button