Xhaka: Për mua Ibiza është Prishtina (Video)

Granit Xhaka ka mbërritur në Prishtinë pas rikthimit nga Brazili. Mesfushori i Zvicrës thotë se nuk ka nevojë të shkoj për pushime në Ibiza, Mallorca e Dubai kur e ka Prishtinën. Ai ka folur edhe për eksperiencës në Kampionatin botëror me Zvicrën.

Mesfushori me të ateruar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në një prononcim për Klan Kosova ka vlerësuar lartë paraqitjen e tij në botëror. “Është një privilegj i madh të luash në një kampionat botëror si një 21-vjeçar. Jam i lumtur që kam shënuar kundër Francës”, ka thënë Xhaka duke shtuar “Është hera e dytë që luaj kundër Messit. Messi për 118 minuta nuk u dëgjua në fushë, por në fund ai vendosi”.

Xhaka gjithashtu deklaroi se pushimet verore i kalon në Kosovë, pasi që Prishtina për të është Ibiza, Mallorca e Dubai “Për mua Ibiza, Mallorca, Dubai është Prishtina. E kam krejt familjen këtu dhe për çdo verë vije këtu”.

Kujtojmë se Zvicra e pesë shqiptarëve u mposht në 1/8 e finales nga kombëtarja argjentinase me rezultat prej 1:0, ku vendimtar ishte goli i Angel Di Marias i shpnuar në minutën e 118 të takimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button